-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputetët e VV-së, Korenica e Rrahmani: Nuk marrim pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza me shami në shkollë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica e Eman Rrahmani kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim, pa u kthyer në shkollë vajza me shami e cila u përjashtua para pak ditësh .

Korenica në një shkrim në Facebook, ka thënë se Qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e udhëzimit administrative. 

“Unë nuk do të marr pjese në asnje votim pa u kthyer vajza në shkollë!

Sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkova që të mos vazhdohet me seancë pa u kthyer në shkollë një vajze mbi 18 vjeçare, e cila është larguar padrejtësishtë që nga 1 shtatori. Udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm, qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij.

Besoj deri sot e kam dëshmuar që nuk bëj fushatë me bindjet e mija.” – ka shkruar Korenica, në postimin që më pas e ka shpërndarë edhe deputeti Eman Rrahmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img