-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Marrëveshja me Bankën Botërore, Hoti: Praktika e marrjes së kredisë për të mbushur buxhetin, e gabuar

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se sot në kuvend priten të ratifikohen tri marrëveshje ndërkombëtare, sipas tij, dy me Bankën Botërore dhe një me Bankën Evropiane për Investime.

Ai është shprehur se Marrëveshja me Bankën Botërore është në shumë prej 90.3 milionë euro si mbështetje direkte buxhetore për ligjet që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe sipas tij, kjo praktikë e marrjes së kredisë për të mbushur buxhetin është e gabuar.

“Këto tri marrëveshje burojnë nga marrëveshjet bazë të anëtarësimit të Kosovës në këto banka, të cilat anëtarësime kanë ndodhur në ‘regjimin e kaluar’. Marrëveshja me Bankën Botërore është në shumë prej 90.3 mil euro si mbështetje direkte buxhetore për ligjet që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës. Kjo praktikë e marrjes së kredisë për të mbushur buxhetin është e gabuar”.

“Kreditë e tilla merren në kohë krizash kur ka rënie të të hyrave buxhetore. Zakonisht kreditë në vite normale buxhetore merren për projekte kapitale. Kjo kredi nuk është e relfektuar në strategjinë e borxhit 2025-2027. Kosova nuk po vuan për mjete, por për politika të mira. Është e pakuptimtë që buxheti të mbahet në llogarinë e Qeverisë në Bankën Qendrore të Kosovës, e të merret kredi”, ka shkruar Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img