0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Urdhri Sovran Bektashi në Tiranë, Rama: Do të votojmë një proces konform Kushtetutës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar insistimin e tij për krijimin e Urdhrit Sovran Bektashi në Tiranë.

Në një bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës, i cili është mbajtur në Nju Jork, ai ka thënë se propozimi i tij do të bëhen në bazë të Kushtetutës së shtetit shqiptar.

“Shqipëria ka një Kushtetutë dhe ti e di shumë mirë dhe në bazë të Kushtetutës dhe mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare ne do të votojmë një proces që do të jetë konform Kushtetutës dhe konform ligjeve ndërkombëtare, pa asnjë diskutim. Sepse kjo nuk është një gjë që e thashë unë dhe u bë. Ka një proces, do të diskutohen gjërat, do të shihen të gjitha aspektet legjislative dhe pastaj në fund, unë besoj që do të triumfojë arsyeja”, ka thënë Rama.

Ai ka vlerësuar se në propozimin e tij nuk ka asgjë të keqe.

“Në këtë gjë po ju them ka vetëm të mira, çdo gjë mund të ketë ato të vetat, por në këtë gjë unë nuk shoh asnjë gjë që mund të thuash “jo po se kjo”. Asnjë, zero, që të mos flas për të mirat e tjera që sjell për Shqipërinë e për shumë e shumë gjëra nga pikëpamja e vizibilitetit, nga pikëpamja e interesit, atraksionit etj. Le të mos flasim për këto. Po flas vetëm për interesin tonë kombëtar dhe për trashëgiminë tonë historike, kulturore kombëtare. Kështu e shoh unë”, është shprehur Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img