1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kallxo/ Digjen dy trafo në rrugën “Tringë Smajli” në kryeqytet, banorët mbesin pa rrymë gjithë ditën

Banorët e rrugës “Tringë Smajli” në Prishtinë kanë mbetur pa rrymë për më shumë se tetë orë, për shkak të një zjarri që ka dëmtuar dy trafo të energjisë elektrike në këtë pjesë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi ka konfirmuar për KALLXO.com se ka prishje, ndërsa ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren.

“Ka prishje. Janë djegur kthinat në dy trafo. Ekipet janë në terren dhe po punojnë vazhdimisht deri në eliminimin e dëmit dhe rikthimin me furnizim për banorët e afektuar në rr. Tringë Smajli”- ka thënë ai.

KALLXO.com ka raportuar se më 25.09.2024, bodrumi i një ndërtese në këtë rrugë është përfshirë nga zjarri.

Po ashtu, KALLXO.com lidhur me rastin ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img