2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq takohet me Lajçakun: Folëm për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Vuçiq citohet të ketë deklaruar se me emisarin evropian, kanë folur për Kosovën dhe “mbijetesën e popullit serb”.

“Folëm jo vetëm për situatën në terren, të cilin ai e njeh shumë, por edhe për atë që BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare nuk po e bëjnë, e të cilat janë të obliguara për ta bërë, si dhe për atë që Serbia, brenda mundësive të saj, synon ta bëjë për t’i mbrojtur njerëzit e saj dhe të drejtën e tyre për jetë dhe liri.” – ka thënë ai.

Tutje, Vuçiq raportohet se ka informuar Lajçakun mbi masat e miratuara nga Serbia.

“Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri në çështjet thelbësore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img