2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Murati thotë se Kosova ka rritjen më të ulët të çmimeve në rajon

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë që qeveria e ka ndërmarrë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor përballë rritjes globale të kostos së jetesës.

“Rritja e kostos së jetesës ka qenë njëra nga sfidat globale të cilës, njësoj sikurse të gjitha shtetet tjera, as Kosova nuk kishte se si t’i ikte”, ka shkruar Murati në Facebook.

“Për të gjitha qeveritë, nuk ka qenë në pyetje çështja se a do të ketë inflacion apo jo, por sa do të jetë mbrojtja që do ta ofrojë qeveria ashtu që ndikimi negativ i rritjes së çmimeve në nivel global, të jetë sa më i përballueshëm në nivel lokal”.

“Masat që kemi ndërmarrë si qeveri përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor, gjë kjo e konfirmuar edhe nga raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img