0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bajqinovci pas djegies së villës: Dyshohet se është zjarrvënie, shpresoj që hetimet e zbardhin të vërtetën

Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas djegies së e villës, dukë thënë se janë gjetur edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda dhe sipas tij, dyshohet se është zjarrvënie.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe interesimin dhe u shpreh se shpreson që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt, përcjell Klankosova.tv.

“Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës”.

“Rreth 5 orë me hetime intenzive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intenzive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin. Shpresoj që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt”, ka shkruar tutje Bajqinovci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img