0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Kuçi: Miqësinë me Hashim Thaçin e kam ruajtur gjatë tërë jetës

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka folur në ciklin e emisioneve ‘Rubikoni i Jetës’, për miqtë e tij të studimeve, bashkë me të cilët më vonë i kishte hyrë edhe politikës.

Kuçi tha se me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, dhe figura të tjera të politikës, njihej që nga koha e studimeve.

“Shokët që kemi qenë në atë kohë të lëvizjes studentore kemi vazhduar sot e atë ditë të jemi shokë, Hashim Thaçin e kam pasë prej atëherë, Hashimi ka qenë pro-rektor student, unë kryetar i unionit në Botë të Re”.

“Ka qenë një bashkëdyzim, pastaj ka qenë Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Skender Stallauka, Halim Muqolli, Musa Sabedini, plot njerëz Naim Jerliu, Adem Rusinovci mos të iu hy në hak, ne kemi vazhduar të jemi shokë për vite të tëra dhe kemi vazhduar të jemi shokë të aktiviteteve të dobi të interesit kombëtar. Nait Hasani, në kohën kur unë kam qenë kryetar i unionit, Naiti ka qenë kryetar i degës së Fakultetit Filologjik”, tha Kuçi në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai tha se miqësinë me Hashim Thaçin dhe të tjerët e ka ruajtur gjatë tërë jetës.

“Njohja me Hashimin ka qenë na qitën prej objekteve, organizonim unionin e studentëve, mbanin zgjedhjet, ishte Selman Bryma i ndjerë, pro-rektor ka qenë në atë kohë, një njeri shumë i mirë, edhe profesor edhe kombëtarisht edhe njerëzisht, dhe ai vinte nga rektorati për t’i monitoru zgjedhjet dhe aty diskutuam në Institutin Albanologjik se vetëm ai na kishte mbetur si objekt ku organizonim dhe aty i mbajtëm zgjedhjet”.

“Dhe zotëri Thaçi propozoi që unë të jem nënkryetar i unionit të studentëve, dhe kjo puna e nënkryetarit me të pastaj më shkoi tërë jetën në kuptimin pozitiv, dhe e kemi ruajtur raportin me të tërë jetën, edhe kur ka qenë në ilegalitet edhe në kohë të luftës dhe dua të them respekti njerëzor. Unë e kam një parim gjithmonë shokët i kam pasur më të zotë se unë ma të mirë, ma të vjetër edhe me moshë, por në anën tjetër po e them me ata që bashkëpunoj kam qejf me qenë më mik në fund të mandatit se në fillim dhe të gjithë që i përmenda ma miq i kam sot sesa në vitet e 90-ta”, tha Kuçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img