15.7 C
Pristina
Tuesday, September 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi për Bunjakun: Simbol i guximit dhe besnikërisë ndaj atdheut

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij në detyrë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook,  është shprehur se Serbia duhet të detyrohet që t’i dorëzojë kriminelët serbë që kanë gjetur strehim atje, për të dhënë llogari para drejtësisë sonë. “

Afrimi, më shumë se zyrtar i Policisë së Kosovës, ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së palëkundur ndaj atdheut. Përballë rrezikut kundër terroristëve në Banjskë, ai qëndroi i vendosur për të mbrojtur tokën për të cilën kanë rënë mijëra dëshmorë ndër breza”, ka shkruar ai.

Kreu i PDK-së ka shprehur mirënjohje për familjen Bunjaku, dhembjen e së cilës e ndanë secili qytetar atdhedashës i shtetit tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img