3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj viziton familjen e heroit Afrim Bunjaku: U shpreha respektin e përjetshëm për sakrificën e tij

Ramush Haradina, kryetari i AAK-së, ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku. Ai shkroi se respekti për sakrificën e policit hero Afrim Bunjaku, do të jetë i përjetshëm.

E plotë:

“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në njëvjetorin e rënies, zhvillova homazhe pranë varrit të tij dhe vizitova familjen e tij në Samadrexhë të Vushtrisë. Me këtë rast, bashkëshortes së tij, Lumnijes, vajzës Arbenitës, djemve Jetlumit e Fatlumit dhe gjithë familjes Bunjaku, u shpreha respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj.

Kosova dhe qytetarët e saj do ta kujtojnë përgjithmonë me respekt dhe përulje heroin Afrim Bunjaku.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img