1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Një vit nga sulmi në Banjskë, Sveçla: Donin aneksimin e veriut, grupi terrorist u mbështet nga Beogradi

Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë.

Nga ky sulm terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se me provat e siguruara dëshmohet që grupi terrorist ishte i mbështetur nga shteti i Serbisë.

“Në njërin nga këta dronë, gjinden edhe incizimet e fshira paraprakisht, por të kthyera nga ekspertët tanë të trajnimeve të këtij grupi në kazermën zyrtare të Ushtrisë së Serbisë në Paslonjske Livade”, tha ai për Top-Channel transmeton Klankosova.tv

Kreu i MPB-së në Kosovë thotë se nuk është i kënaqur me punën e Prokurorisë Speciale e cila ka ngritur aktakuzë për 45 persona përfshirë edhe Milan Radojçiqin si organizator i sulmit, për vepra kundër rendit kushtetues, terrorizëm, financim të terrorizmit e shpëlarje të parave.

“Është për çudi se si në aktakuzë nuk përfshihen zyrtarët e Serbisë të cilët kanë qenë drejtpërdrejtë të implikuar në këtë rast, kur përmendet Paslonjske Livade, ku është komandanti i saj, ku është zëvendëskomandanti i saj, ku është komandanti i Ushtrisë së Serbisë? Me pajisje të Ushtrisë së Serbisë grupi i Radojciqit është trajnuar, janë incizimet, janë publike”.

Një vit pas sulmit terrorist që sipas institucioneve kishte për synim aneksimin e territorit verior të Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme thotë se situata e sigurisë është e qetë, por nuk anashkalon mundësinë e sulmeve të tjera.

Për aksionet e Policisë së Kosovës në veri e testimet për hapjen e urës së Ibrit që nga partnerët ndërkombëtarë cilësohen si veprime të njëanshme, sipas Xhelal Sveçlës janë të gjitha të arritura në bashkëpunim me aleatët e të bazuara në ligjet në fuqi.

“As testimet, as rivitalizimi i urës nuk kanë qenë veprime të njëanshme, të gjitha kanë qenë të diskutuara me partnerët tanë”.

Hapja e Urës që ndanë qytetin e Mitrovicës, sipas Ministrit të Brendshëm do të bëhet shumë shpejtë e kjo nuk do nxisë tension.

“Brenga e tyre ka qenë momenti i hapjes së urës duke shpërfaqë një brengë mbi mundësinë e eskalimit. Vlerësimi jonë është që nuk ka rrezik për eskalim të situatës për hapjen e urës”, përfundoi Sveçla.

Për kthimin e policëve serbë në institucionin e Policisë së Kosovës, ministri thotë se nuk bëhet fjalë, por shton se po vazhdon procesi u rekrutimit të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img