0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e pret ambasadorin finlandez, flasin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Sipas komunikatës për media, takimi dhe bashkëbisedimi i sotëm ndër të tjera u përqendrua rreth vizitës së ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen në Kosovë më 5 shtator.

Kryeministri u shpreh se “ishte kënaqësi ta mirëpresim ministren Valtonen në Prishtinë dhe ndërtesën e Qeverisë për të diskutuar rreth marrëdhënieve bilaterale, çështje me interes për të dy palët dhe për mënyrat e fushat në të cilat mund të thellohen edhe më tej bashkëpunimi e raportet, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe mbrojtjes”.

Si vazhdimësi e takimit të 5 shtatorit, kryeministri dhe ambasadori Nissinen folën për përgatitjen e nevojshme për realizimin e vizitës së një delegacioni të përfaqësuesve të bizneseve finlandeze për të hulumtuar mundësitë dhe avantazhet që vendi ynë ofron për investitorë të huaj.

Ai e falënderoi ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e suksesshëm të vizitës së ministres Valtonen dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme të Finlandës ndaj Kosovës, si në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare ashtu edhe në zhvillimin e brendshëm institucional dhe shoqëror.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img