-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

E rrahën, ia morën telefonin dhe e mbyllën në dhomë motrën e tyre – policia arreston të dyshuarit në Deçan

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Deçan, pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre dhe më pas e kishin mbyllur në dhomë dhe ia kishin marrë telefonin.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në shtëpinë e sigurt.

Gjithashtu, thuhet se njëri nga të dyshuarit kishte sulmuar zyrtarët policorë.

“Deçan, 21.09.2024 – 21:35. Është raportuar se viktima femër rreth një muaj më parë është sulmuar fizikisht nga dy te dyshuarit meshkuj –vëllezërit e saj dhe më pas e kishin mbyllur në dhomë si dhe ia kishin marrë telefonin duke mos pasur mundësi ta lajmërojë rastin. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në shtëpinë e sigurt. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit ku gjatë dërgimit të tyre për ekzaminim mjekësor, njëri prej tyre i kishte sulmuar zyrtarët policorë”, njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img