1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Deklarim i rremë, mashtrim”, Lladrovci demanton lajmin se “njerëzit e tij” e dëmtuan veturën e aktivistit Haradini

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka demantuar lajmin se vetura e aktivistit Perparim Haradini është dëmtuar nga “njerëzit e tij”.

Lladrovci përmes një shkrimi në Facebook thotë se vetura e cila është publikuar në rrjete sociale e dëmtuar më datë 19 (e enjte) e njëjta është konfiskuar më datë 4 shtator nga Policia e Kosovës.

Theksojmë se pak para se të niste seanca në Kuvendin Komunal të Drenasit disa aktivistë të “Demokratët për Drenasin” kishin kundërshtuar dhënien e 54 pronave publike.  Lladrovci njoftoi se “tre persona provuan të bëjnë opozitarizëm brenda Sallës së Kuvendit, por, ata persona i largoi Sigurimi dhe Policia, dhe “opozitarizmin” e zhvilluan jashtë Sallës së Kuvendit të komunës”.

Në mesin e këtyre tre personave ishte edhe aktivisti Përparim Haradini, i cili pas seancës tha se dikush ia ka dëmtuar veturën pas kundërshtimeve për prona,.

Lidhur me këtë, Lladrovci tha se kjo paraqitje e rreme e dëmtimit të veturës kishte për qëllim denigrimin e procesit demokratik që sipas tij, zhvillohet tradicionalisht në Drenas, dhe ishte drejtuar kundër tij si kryetar i Komunës.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Gjatë ditës së enjte, në disa media u shfaq një makinë e dëmtuar në xhamin e përparmë, duke u cilësuar si makinë e dëmtuar qëllimshëm te Komuna e Drenasit sepse i takonte një qytetari “opozitar”.

Me qëllim të pengimit të punës së institucioneve lokale, tre persona provuan të bëjnë opozitarizëm brenda Sallës së Kuvendit, por, ata persona i largoi Sigurimi dhe Policia, dhe “opozitarizmin” e zhvilluan jashtë Sallës së Kuvendit të komunës.

Njëri nga ata tre persona, ishte Artiani Krasniqi i dënuar nga gjyqi për ngacmim me mbi 18 profile të rrejshme, në mesin e tyre edhe profili Floralba Demaku, si dhe Përparim Haradini.

Me të parë në media këtë lajm të “dëmtimit” të makinës, bashkë me kronikën për zhvillimin e seancës kuvendore, i ftova organet e rendit ta verifikojnë këtë lajm që kishte për qëllim dëmtimin e imazhit të Komunës së Drenasit dhe imazhin tim.

Nga organet e rendit u njoftova se në kohën kur në publik është dalë se gjoja kjo veturë është dëmtuar nga “njerëzit e kryetarit Lladrovci”, vetura e cekur nga 4 shtatori 2024 është e konfiskuar nga Policia. Videoja ku shihet vetura e dëmtuar është deklarim i rremë dhe mashtrim ndaj opinionit publik nga ana e personave të identifikuar nga Policia.

Paraqitje e rreme e dëmtimit të veturës kishte për qëllim denigrimin e procesit demokratik që zhvillohet tradicionalisht në Komunën dhe Kuvendin e Drenasit, dhe ishte drejtuar kundër meje si kryetar i Komunës.

Falënderoj të gjithë qytetarët e komunës për kulturën politike dhe të gjithë ata që nuk ranë pre e këtij lajmi të rremë. Në veçanti falënderoj Policinë e Kosovës dhe organet kompetente që po merren intensivisht me rastin.

Mirëpres demantin e mediave që publikuan foto të “makinës së dëmtuar te Komuna e Drenasit”, ta japin sqarimin se nuk kishte asnjë dëmtim të makinës kundër asnjë opozitari në komunën e Drenasit. Mediat të cilat nuk e publikojnë demantin dhe nuk e tërheqin lajmin shpifës, do ta shqyrtoj mundësinë e padisë për secilin rast.

Ftoj po ashtu, gazetarët të mos bien pre e shpifësve sikur ky lidhur me veturën në Drenas, sepse, lajmet e tilla po sjellin dëm për qytetarët e komunës së Drenasit dhe më gjerë si dhe dëmtojnë proceset demokratike nëpër të cilat po kalojmë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img