2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cilin thotë se është rritur në mënyrë eksponenciale vitin e fundit të Qeverisjes Kurti.

Abazi përmes një shkrimi në Facebook thotë se Raporti Import- Eksport është alarmant.

Postimi i plotë:

Ky është raporti i deficitit tregtar i cili është rritur në mënyrë eksponenciale në vitin e fundit të qeverisjes. Raporti Import- Eksport është alarmant!

Gjithëçka që është bërë me konceptin e sadakasë për katër vite dhe me qëllim për të ngulfatur sektorin privat, ka rezultuar në import të lartë dhe çmime të ngritura deri në pamundësi për të blerë artikuj esencial ushqimorë. Sot një kilogram domate, në shtator në Kosovë kalon 1.5 euro ndërsa spinaqi kalon 5 euro për kg, nuk flitet që në shportën e familjes mesatare në Kosovë të përfshihen artikuj organik dhe me vlera ushqyese që forcojnë imunitetin e popullit.

Rrjedhimisht punë për barnatore do të ketë dhe krekosje kinse për rritje ekonomike e cila as nuk është përkthyer në punësim me paga adekuate dhe as në rritje të mirëqenjes së qytetarëve por as edhe në forcimin e biznesit dhe sketorit privat e të mos flasim për të drejtat e punëtorëve.

Shtrohet pyetja në këtë rast: Ku mbeti Fondi Sovran dhe Banka Zhvillimore?!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img