4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani kujton kolonel Ahmet Krasniqin: U vra në mënyrë të pabesë, ishte viktimë e një akti të mjerë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka kujtuar në 26 vjetorin e vrasjes, kolonel Ahmet Krasniqin, komandant i parë i Frocave të Armatosura të Kosovës.

Osmani thotë se Krasniqi u vra në mënyrë të pabesë.

”Në 26 vjetorin e vrasjes, me respekt e kujtojmë atdhetarin, simbolin e guximit dhe sakrificës, kolonelin Ahmet Krasniqi, komandanti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës, njëherësh ministër i Mbrojtjes i Kosovës. Sot nderojmë jo vetëm njeriun, por vlerat që ai mishëroi: trimërinë, qëndrueshmërinë dhe angazhimin e palëkundur për lirinë e Kosovës. Koloneli ishte një udhëheqës ushtarak dhe vizionar që besonte thellë në lirinë e Kosovës. Ai u vra në mënyrë të pabesë dhe ishte viktimë e një akti të mjerë që u përpoq ta godasë përpjekjen për lirinë e Kosovës. Kolonelin e vranë, por jo ëndrrën për Kosovën e lirë dhe trashëgiminë e tij, ndaj zbardhja e vrasjes së tij është obligim i yni. Qoftë i pëhershëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img