0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

SHSKUK del me sqarim për mungesën e injeksionit ‘Phesgo’ në Onkologji

Pas raportimit në media për mungesë të produktit “Phesgo”, në Klinikën e Onkologjisë, Shërbimi Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSkUK), ka dalë me një sqarim publik.

Në njoftim thuhet se për disa ditë ka munguar doza 600/600 miligramë e “Phesgo”, ndërsa ka pasur furnizim të vazhdueshëm me dozën 1200/600 miligramë.

Tutje, SHSKUK ka njoftuar se kanë bërë kërkesë për furnizim, i cili do të bëhet gjatë javës që vjen.

“Duhet të theksojmë se pacientët kanë marrë në vazhdimësi këtë terapi, pa mungesë, kurse për shkak të shtimit të kërkesës, ka munguar disa ditë, e që janë marrë masat e menjëhershme dhe pacientët gjatë javës do ta marrin atë”,shkruhet në postimin e SHSKUK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img