20 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

Begaj në Ditën e Paqes: Bota është trazuar në mungesë të saj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, është shprehur se fatkeqësisht bota është e trazuar nga mungesa e paqes në disa rajone.

Kështu u shpreh i pari i Shqipërisë në një reagim në rrjetin social, facebook.

“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime dhe rreziqe për paqen dhe sigurinë botërore. Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt. Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës. Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera”.

“Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj. Bota ka nevojë për të!”, është shprehur Begaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img