3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Borrell javën tjetër pret në drekë pune liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell të mërkurën në New York, pret në një drekë pune liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Evropian.

Kjo është bërë me dije nga Komisioni Evropian, përmes një komunikate ku kanë njoftuar në lidhje me aktivitetet e BE-së në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Të mërkurën, përfaqësuesi i Lartë, Borrell do të presë gjashtë liderë nga Ballkani Perëndimore në një drekë tradicionale pune…” – thuhet mes tjerash në njoftim.

Ndërkaq, fokusi i angazhimit të BE-së, siç bëhet me dije, do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në mbarë botën.

Vlen të theksohet, se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një vizitë të kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministes Donika Gërvalla, të cilët do të marrin pjesë në dy tubime politike të kësaj partie atje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img