14.9 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Koalicionet zgjedhore, Abazi: Kemi një flirtim ndërmjet VV-së dhe PDK-së

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka folur për koalicionet zgjedhorë mes partive në vend.

Abazi është shprehur se një flirtim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, është duke ndodhur.

Sipas tij, ekziston mundësia se këto dy parti do të lidhin koalicion pas zgjedhor.

Nuk dua të bëjë parashikuesin këtu, por është e qartë që kemi një flirtim ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe një pjese të PDK-së, e cila është duke e pritur, ose veç ka një marrëveshje për arritjen e një koalicioni paszgjedhor. Kështu flitet në bazë të raporteve të LPK-së dhe njerëzve eksponentë.” – ka thënë Abazi në Klan Kosova.

Abazi tutje ka shtuar se kryeministri Albin Kurti, është i mundur, por sipas tij, në aspektin moral dhe të arritjeve.

Albin Kurti është i mundur, në kuptimin moral, në kuptimin e arritjeve.” – ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img