18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja në Mitrovicë, policia: U gjetën gjashtë gëzhoja, po punojmë në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e sotme që ndodhi në Mitrovicë, ku tha se në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Sipas policisë, i dyshuari rreth orës 09:45 kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F.Z., 45-vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, e më pas në ShSKUK.

““Ndërsa, rreth orës 12:00 nga SHSKUK- ja, është raportuar se i  plagosuri  viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajete  i viktimës është dërguar në  IML, për obduksion”.

“Nga  hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor  si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar  gjashtë gëzhoja. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale  vrasje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img