-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Me kërkesë të tij, i hiqen masat mbrojtëse dëshmitarit Halim Berisha

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitarit Halim Berisha, me kërkesë të tij i janë hequr masat mbrojtëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kërkesa e dëshmitarit u parashtrua nga avokati i tij, Kadri Osaj, për çka u mor vendim në sesion privat për publikun.

Kurse, Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se ky dëshmitar ishte intervistuar si i dyshuar në janar të 2020-ës për çka vetë dëshmitari kishte hequr dorë me shkrim nga e drejta e tij për të pasur avokat.

“ZPS-ja e ka intervistuar vërtetë si të dyshuar dëshmitarin në janar të vitit 2020 dhe kjo është bërë në përputhje me rregullat e Rregullores dhe nenin 38 të rregullës 32 dhe 34. U informua qartë, për të drejtat e tij si i dyshuar që të mos fliste dhe të kishte një avokat. Pra, ai hoqi dorë me shkrim nga kjo e drejtë në përputhje me rregullën 33 (3) dhe mbrojtja u informua përkatësisht me këtë”, tha prokurori, duke shtuar se dëshmitari ka hequr dorë vullnetarisht nga kjo e drejtë, raporton Betimi për Drejtësi.

Ky dëshmitar është i 87-ti në këtë proces. Dëshmia e tij do të zgjas përafërsisht një ditë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img