-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Imigrantët haitianë në Ohio shprehin frikë për sigurinë e tyre

Imigrantët haitianë në Springfield, Ohio, kanë shprehur shqetësimet për sigurinë e tyre pas kërcënimeve për shpërthime dhe të shtëna, që çuan në mbylljen e ndërtesave dhe shkollave për disa ditë, raporton abcnews, transmeton klankosova.

Në qytetin e me më shumë se 58,000 banorë, ndodhi një ambient i frikshëm dhe i pasigurt.

James Fleurijean, anëtar i Qendrës për Ndihmë dhe Mbështetje të Komunitetit Haitian, tha se shpërndarja e deklaratave të rreme dhe ndarëse nga politikanët ka krijuar një klimë frike. Ndërkohë, ish-Presidenti i ShBA-së Donald Trump dhe kandidati për Senat JD Vance kanë rritur shqetësimet duke shpërndarë informacion të pasaktë për migrantët haitianë.

Guvernatori i Ohios, Mike DeWine, ka hedhur poshtë këto thashetheme dhe ka kërkuar përqendrim në përparimin e qytetit dhe përfitimet ekonomike që migrantët po sjellin. Ai theksoi se shumica e migrantëve që kanë mbërritur në Springfield gjatë katër vjetëve të fundit janë nga Haiti dhe janë në kërkim të mundësive të reja për punë dhe një jetë më të sigurt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img