1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

I akuzuari tjetër në rastin e vrasjes së Triumf Rizës deklarohet i pafajshëm

I akuzuari në vrasjen e ish-policit Triumf Rizja, Ilir Avdullahu, u deklarua i pafajshëm në seancën që u mbajt këtë të mërkurë në  Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Abdullahu nuk e ka pranua aktakuzën e cila është lexuar nga prokurorja gjatë seancës.

“Jam i pafajshëm. Nuk kam të bëjë me këtë rast dhe nuk e pranoj këtë aktakuzë me thashetheme. Deri sot nuk kena pas të bëjmë me drejtësi, po kena pas të bëjmë me një drejtësi private dhe kjo aktakuzë e kam cek edhe në Prokurori ka prova të manipulume, të montume dhe të kontrabandume”, tha Avdullahu, sipas Betimit për Drejtësi.

Avdullahu është arrestuar më 16 korrik të vitit 2023, pos tij në rastin e Triumf Rizës i dyshuar është edhe Enver Sekiraqa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img