24.4 C
Pristina
Monday, September 23, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmohet një i vdekur si pasojë e aksidentit në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë.

“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti.

Më tej, Zahiti bëri të ditur se viktima është i moshës rreth 60-vjeçare, teksa shtoi se njësitet policore po i zhvillojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img