18.1 C
Pristina
Tuesday, September 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut nga Klina që u gjet i vdekur në një shtëpi në Lipjan

Melos Krasniqi, djali i ri nga Klina, i cili u gjet i vdekur në një shtëpi në Banullë të Lipjanit do të varroset sot.

Ceremonia e lamtumirës së fundit ndaj të riut që kishte diplomuar vetë disa ditë më parë, do të zhvillohet në ora 17:00, në varrezat e vjetra të fshatit Zajm.

Rasti për vdekjen e Melos Krasniqit është raportuar dje në mëngjes, ndërsa atje menjëherë kanë shkuar Policia bashkë me Ambulancën.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, i riu klinas është gjetur i shtrirë pa shenja jete në një dhomë. Vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në vend të ngjarjes.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img