1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Qalaj: KFOR-i nuk bëri vetëm ushtrime në Urën e Ibrit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, deklaroi se ushtrimet e bëra disa javë më parë nga ushtarët e KFOR-it mbi Urën e Ibrit i ka parë si demonstrim të forcës dhe si një tërheqje vërejtje ndaj Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, ushtrimet bëhen në kampe dhe jo në mes të qytetit.

Qalaj, po ashtu e ka parë edhe si presion dhe vendim të NATO-s për mos lejim të hapjes së urës nga institucionet e Kosovës pa u koordinuar me ata.

“Ju i keni parë ato të ashtuquajturat ushtrime të KFOR-it apo të karabinierëve italianë që kanë qenë të vendosur në urë, e ato në fakt nuk kanë qenë ushtrime fare. Ushtrimet e institucioneve të sigurisë bëhen nëpër kampet e tyre nuk ka ushtrim as të policisë së Kosovës, as të ushtarëve të KFOR-it, e as të FSK-së, që bëhen në mes të qytetit në urë, por ai ka qenë një demonstrim i forcës dhe një tërheqje e vërejtjes për qeverinë e Kosovës, që këtu vendosim ne. Unë e shoh si një presion si një vendim të KFOR-it dhe në fakt është edhe vendim i NATO-s që të mos lejohet hapja e urës nga institucionet e Kosovës pa ndonjë koordinim apo pa ndonjë bashkëpunim në mes të këtyre dy institucioneve”, ka thënë Qalaj në Tëvë1.

Ndërsa për kushtëzimin e Serbisë për ripërcaktim të kufijve për Mitrovicën e Veriut, me kusht që të hapet ura e Ibrit, Qalaj ka thënë se është thjesht mentalitet shovinist serb për shkak se kufijtë janë të përcaktuar.

“Nuk ka ripërcaktim të kufijve, kufijtë janë të përcaktuar dhe nuk shoh ndonjë nevojë, po ajo është mentaliteti shovenist serb, për shkak se për Serbinë Kosova ende është pjesë e Sebisë  dhe po harrojnë se Kosova është shtet i pavarur por nuk duhet pritur asgjë tjetër nga shteti serb por neve duhet të në brengosë qasja e bashkësisë ndërkombëtare në raport me Serbinë për shkak se janë duke e ledhatuar shumë”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img