1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Reali e nis me fitore mbrojtjen e titullit, Bayerni “shkatërron” Dinamon

Real Madridi me mund ka fituar në shtëpi ndaj Stuttgartit (3:1), derisa Bayern Munich “shpartalloi” gjigantin kroat Dinamo Zagreb (9:2).

Edhe pse “Los Blancos” u panë si favorit i padiskutueshëm, e patën mjaftë të vështirë për t’i fituar pikët e plota në “Santiago Bernabeu”, me rezultat 3:1.

Stuttgart ishte më e mirë në pjesën e parë duke pasur më shumë raste shënimi, por që fati ishte në anën e skuadrës spanjolle.

Ishte Kylian Mbappe që kaloi Realin në epërsi vetëm një minutë pasi nisi pjesa e dytë, duke shënuar nga afërsia pas asistimit të Rodrygos (46’).

Stuttgart s’u dorëzua duke e barazuar rezultatin me Undav, i cili shënoi një gol të bukur pas një asistimi vollej të Leweling (68’).

Megjithatë, Reali në stilin e tyre shënuan vonë përmes mbrojtësit Antonio Rudiger, që realizoi me kokë pas harkimit të Luka Modric (83’).

Kurse, fitoren e vulosi Endrick i cili realizoi nga distanca pas topit që e mori nga gjysma e fushës (90+2′).

Ndërkohë, Bayern Munich ka qenë i pamëshirshëm ndaj Dinamo Zagreb duke fituar me rezultat të thellë 9:2.

Klubi gjerman e nisi fuqishëm me një sistem mjaftë ofensiv, ku Harry Kane shënoi nga pika e bardhë për të kaluar vendasit në epërsi (19’).

Raphael Guerreiro realizoi pastaj një eurogol për ta dyfishuar epërsinë (33’), ndërsa pesë minuta më vonë Michael Olise u përkujdes për golin e tretë (38’).

Dinamo befasoi të gjithë duke shënuar dy gola brenda një minuti. Fillimisht Petkovic (49’), e pastaj qysh në aksionin tjetër Ogiëara ngushtoi epërsinë (50’).

Sidoqoftë, Bayerni pas kësaj nuk u ndal. Harry Kane realizoi golin e katërt pas asistimit të Gnabryt (57’).

Vetëm katër minuta më vonë, Olise shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për Bayernin (61’).

Harry Kane vazhdoi me formën fantastike, duke shënuar edhe dy penallti tjera – duke kompletuar ‘pokerin’ (73’, 78’).

Ndërkohë, golin e tetë për “Bavarezzët” e realizoi Leroy Sane me një gol të bukur pas asistimit të Muller (85’).

Fitoren pastaj e vulosi mesfushori Leon Goretzka pas asistimit të Kimmich (90+2’).

Vlen të ceket se Arbër Hoxha në këtë përballje hyri si inkuadrues, duke zëvendësuar golashënuesin Ogiëara në minutën e 73-të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img