1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Lührmann: Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër

Ministrja Federale gjermane për klimë, Anna Lührmann, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë marrë pjesë në hapjen e KSDW 2024 – Kosovo Sustainable Development Week.

Lührmann ka thënë se Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër.

Ministrën Federale gjermane ka theksuar se për një Evropë të gjelbër, një bashkëpunim i ngushtë me Ballkanin Perëndimor është esencial, në veçanti Kosova ka shpallur një përkushtim për të arritur këto objektiva.

“Kjo javë jep shpirt zotimit tonë të përbashkët për të kontribuar për të vënë agjendën e gjelbër të praktikë. E shihini vërshimet e fundit në Gjermani tregojnë qartë se pse duhet të veprojmë tani ose duhet te shohim këtë krizë duke dalë nga kontrolli. Këtë vit kam pasur kënaqësi të shoh partnershipin me Rizvanollin dhe Aliu. Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër dhe të përparuar, jemi duke punuar më shumë në energjinë elektrike. Një bashkëpunim i ngushtë me Ballkanin Perëndimor është esencial, në vecanti Kosova ka shpallur një përkushtim për të arritur këto objektiva. Duhet t;i bashkojmë forcat tona për ata kemi krijuar përmbi 100 milionë euro në sektorin energjisë me 1 miliardë në energjinë e gjelbër. Në Gjermani kemi punuar në tranzicuonin e energjisë”, ka thënë ajo, raporton EO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img