4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci s’e ndal dorën: Disa politikën e trajtojnë dhe e shohin si grazhd

Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar përsëri në Facebook (pas një reagmi të gjatë dje).

Ai përveç se ka paralajmëruar se PDK në Drenas do të fitoj edhe në zgjedhjet nacionale, ai ka pasur kritika të ashpra naj kundërshtarëve. “Politika përmban elemente të ndryshme që të bëjnë edhe me qesh, në veçanti ata që politikën e trajtojnë dhe shohin si grazhd. Drenasi ka pasur çdo herë opozitë të fortë. Për këtë ka shumë shkaqe. Opozitarizmi nuk është armiqësi, tabori tjetër politik, për fat të keq shihet si armik për jetë a vdekje. Ky është gabim që nuk duhet të përsëritet në zgjedhjet që na presin.” – ka thënë ndër të tjera ai.

E plotë:

Kur uniteti kuptohet si çështje e pronës

Politika përmban elemente të ndryshme që të bëjnë edhe me qesh, në veçanti ata që politikën e trajtojnë dhe shohin si grazhd. Drenasi ka pasur çdo herë opozitë të fortë. Për këtë ka shumë shkaqe. Opozitarizmi nuk është armiqësi, tabori tjetër politik, për fat të keq shihet si armik për jetë a vdekje. Ky është gabim që nuk duhet të përsëritet në zgjedhjet që na presin.

Partia Demokratike në Drenas ka fituar dhe vazhdon të fitojë, kjo, sigurisht i pengon dikujt, unë i kam quajtur keqbërës. Ne ishim në një subjekt politik me partinë më të madhe opozitare në Drenas, por, ata morën rrugë tjetër. Ata “kontribuuan” me shpifje, akuza të ulëta e dezinformata të cilat edhe u ndëshkuan nga gjyqi me vendim të formës së prerë.

Kur kërkoj unitet, kërkoj unitet për kryeministrin Bedri Hamza, kërkoj unitet për PDK-në, për ta ndalur degradimin e shtetit dhe të komunave për mungesë investimesh. Uniteti nuk është pronë e imja e asnjë subjekti tjetër politik. Një subjekt në Drenas që merr 5.057 vota, kundrejt 9.386 votave, nuk është as PDK e as forcë që mund ta rrezikojë PDK-në në nivel komunal. 5.057 vota kanë bërë dëm në nivel nacional kur bëhet mbledhja e të gjitha votave.

Zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale. Rikthimi i emocioneve për dobësimin tim, nuk ju bën mirë as mentorëve e as deklaruesve të tyre, sepse, mua nuk po më dëmtoni, por, po përpiqeni ta dëmtoni PDK-në, ashtu siç e keni dëmtuar PDK-në, kjo është lojë djallëzore.

Përçarësit i ka ndëshkuar qytetari, pres t’i ndëshkojë sërish. Këtu jemi, më të fortë se kurrë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img