-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti shkon te familja e Adem Mikullovcit: Na mikpriti ngrohtësisht bashkëshortja e tij

Kryeministri i vendit Albin Kurti të dielën e ka shfrytëzuar për të vizituar familjen e aktorit të shquar Adem Mikullovci.

Kurti i shoqëruar nga kryeparlamentari Konjufca e ministri Çeku, tha se janë mikpritur ngrohtësisht nga bashkëshortja e aktorit Mikullovci, zonja Lumnije.

“Intelektualët dhe artistët e mëdhenj si Ademi, në momentet e rëndësishme historike e kanë vendosur veten në ballë të popullit, pa marrë parasysh rrezikun. Adem Mikullovci pa u trembur prej përndjekjes nga regjimi mizor serb, ishte pjesëmarrës i Kuvendit që shpalli Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, dhe gjithnjë ishte me vepër e me zemër pranë çështjes kombëtare. Megjithatë ai kurrë nuk e la pas dore skenën dhe humorin, pasionet e tij jetësore. Në ato vite terri të thellë buzëqeshja e tij e mençur na sillte pakëz dritë dhe shpresë. Por edhe më vonë, gjatë lirisë që do ta kemi përgjithmonë”, shkruan Kurti.

“Adem Mikullovci diti të bëjë humor shpotitës dhe ironik me fenomene të ndryshme negative të shoqërisë sonë, e sidomos të kastës drejtuese. Injoranca e lakmia në pushtet, prapambetja, ishin dukuri që i jepnin një tis trishtimi buzëqeshjes së artistit tonë të madh. Megjithatë buzëqeshja në fund triumfonte. Kjo ishte mënyra e tij për të kritikuar dhe për të kontribuar në përparimin tonë shoqëror. Ai ka qenë kontribues i madh edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si veprimtar e deputet”, shprehet kryeministri.

Postimi i tij i plotë:

https://www.facebook.com/share/5zbmms8dAuCBcMK4/?mibextid=WC7FNe

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img