-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Çekia po përballet me përmbytje, Maqedonci ia ofron homologes ndihmën e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime.

Maqedonci ka njoftuar se i ka dërguar letër homologes së tij, Jana Černochová, duke ia shprehur aty gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare.

“Në këto momente të vështira kur Republika Çeke po përballet me përmbytje, në letrën drejtuar homologes sime, Ministres së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, i shpreha gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka thënë Kosova qëndron me Republikën Çeke në këtë kohë të rëndë për të dhe shpresojmë për tejkalim të kësaj gjendje të rëndë dhe kthim sa më të shpejtë në normalitet.

Shërbimet e urgjencës janë në gatishmëri nga përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore pasi reshjet e rrëmbyeshme frynë lumenjtë dhe dëmtuan mijëra shtëpi.

Stuhia Boris rezultoi vdekjeprurëse në Rumani, ku katër persona humbën jetën gjatë përmbytjeve në rajonin juglindor të Galatit. Në Republikën Çeke, përmbytjet kanë çuar në evakuime dhe 51,000 familje në zonat veriore të vendit janë goditur nga ndërprerjet e energjisë, thotë kompania çeke e energjisë CEZ.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img