1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave duhet të luftohet.

Tutje, në mbledhjen e katërt të Grave për Vetëvendosje, Kurti tha se pabarazie gjinore është trashëguar e mirëmbajtur, pasi kjo iu ka konvenuar burrave, njofton Klankosova.tv.

Por, kryeministri thotë se gjërat mund të bëhen më ndryshe e më drejtë.

Në GVV ka një varg mbledhjesh të rëndësishme, e këtë e themi secilën herë.

“Pabarazia gjinore ka shkaqe strukturore e historike, kjo lloj pabarazie na është trashëguar e më pas dhe mirëmbajtur. Ç’është e vërteta e kanë mirëmbajtur burrat kryesisht. Kjo pasi iu kanë përshtatur”, tha Kurti.

“Kur gratë kanë sukses, e dimë që ato janë përpjekur dy herë më shumë se burrat, ndërsa kur burrat kanë sukses, ata zakonisht janë ndihmuar nga gratë. Pra gratë janë mbështetëse të suksesit të burrave”.

“Pra gjërat mund të bëhen më ndryshe, të bëhen më drejtë, që të mos jenë përballë me burrat”, u shpreh i pari i qeverisë.

“Shteti e ka obligim që ta frenojë çdo diskriminim pa përjashtim, roli i qeverisë sonë ka qenë dhe është që t’i mbrojë gratë”.

Ndërkaq, Kurti u shpreh se janë gati për zgjedhjet e shkurtit, dhe se kanë besimin e popullsisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img