14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Sulmohet një polic brenda stacionit policor Jugu në Prishtinë

Rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze dhe sulme fizike gjatë kryerjes së detyrave zyrtare janë goxha të shpeshta në vendin tonë. Kështu ka ndodhur edhe sot në orët e para të mëngjesit në stacionin policor Jugu në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, një zyrtar policor është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar brenda stacionit policor.

Bazuar në informacionet e para, polici (emër i njohur për redaksinë) është goditur nga i dyshuari pasi ky i fundit ishte shoqëruar në stacion lidhur me një rast në të cilin ishte përfshirë.

Në shenjë revolte, personi i dyshuar e ka goditur me kokë në fytyrë zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime – për çka mori trajtim mjekësor.

Burimet e njëjta thonë për Sinjalin se kolegët e viktimës, zyrtarët policorë të tjerë brenda stacionit, kanë intervenuar dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

I dyshuari nuk është deklaruar para hetuesve policorë, duke u mbrojtur në heshtje.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img