0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i Shërbimeve Publike alaramoi se Prishtina mund të bëhet kryeqyteti më i papastër në rajon – për çka e ka  fjalën?

Bekim Brestovci, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtnës, ka dalë me një sqarim për gjendjen me të cilën po përballet kryeqyteti për sa i përket mbeturimeve.

Ai ka thënë se të premten, shefi i asamblistëve të PDK-së, Leotrim Retkoceri, ka dalë me propozim për shfuqizimin e paragrafit 3 i Nenit 16 të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave, sipas të cilit Brestovci thotë se i jep mundësinë komunës që që në rastet kurë ndermarrja Pastrimi nuk është në mundësi ta kryej shërbimin e kontraktuar – komuna mund ta kontraktojë ndonjë operator privat për  të ndihmuar ndërmarrjen Pastrimi. Ky paragraf është shfuqizuar.

Ai ka alarmuar se nëse propozimi merr ligjshmëri nga Ministria e Admistrimit të Pushtetit Lokal atëherë Prishtnë sipas tij kthehet në “qytetin më të papastër në rajon”.

Më poshtë postimi i plotë i Brestovcit:

Ja se si dukej Prishtina, në kohën kurë Drejtorinë e shërbimeve publike e udhëheqëte, PDK.

Qytetarë të nderuar të Kryeqytetit.

Dje me datën:

13. Shtator 2024,me propozimin e Leotrim Retkoceri, shef i grupit të asambleistëve nga radhët e PDK, u shfuqizua Paragrafi 3 i Nenit 16 të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave, paragraf ky i cili Komunës së Prishtinës i jepte mundësinë, që në rastet kurë ndermarrja Pastrimi nuk është në mundësi ta kryej shërbimin e kontraktuar, ta kontrakton ndonjë operator privat për ta ndihmuar ndermarrjen Pastrimi në kryerjen e sherbimit ndaj qytetarëve të Kryeqytetit.

Qytetarët e kryeqytetit e kan në mendje se në çfar gjendje të mjerueshme ishte kryeqyteti, deri në momentin kur për kryerjen e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave u angazhua një operator privat, per grumbullimin e mbeturinave nga amvisëria e së fundmi edhe nje operator per grumbullimin e mbeturinave vëllimore dhe një për grumbullimin e atyre ndërtimore.

Tani, kurë Kryeqyteti po bëhej për cdo ditë e më i pastër e kurë Drejtoria e sherbimeve publike po e avansonte tutje strategjinë për një Prishtinë pa mbeturina dhe shumë të pastërt, Leotrim Retkoceri nga PDK, sjelle në kuvendin komunal propozimin per heqjen e nje paragrafi i cili nëse merr ligjshmërine nga Ministria e pushtetit lokal, pamundëson cdo permirësim të gjendjes në menaxhimin e mbeturinave dhe e kthen Prishtinën prap në kryeqytetin më të papastert në rajon.

Pse Leotrimin dhe PDK e penguan te arriturat e muajve të fundit dhe Prishtina e pastërt, këtë pyetje po e bëjë unë dhe duhet ta bëjë cdo qytetar i Kryeqytetit?

Sot Prishtinën e kemi shumë më të pastërt se sa qe e kishim deri në Shkurt të këti viti kurë PDK e Leotrimit udhehiqte me Drejtorine e sherbimeve publike.

Vërtetë sot Prishtina eshte me e paster, por mund të mos jetë më kështu, e Prishtina e papastërt e me me gjendje të mjerushme do e ketë emërin:

Leotrim Retkoceri dhe PDK.

Ne, jemi të përkushtuar ti dalim zot cdo sfide dhe edhe këtë situatë do e perballojme, por misteri qellimkeq i shfuqizimit të paragrafit 3 te Nenit 16, të Rregullores per menaxhimin e mbeturinave do mbetet gjat në kujtesen e qytetarëve të Kryeqytetit si një akti i turpshëm i propozuesit, Leotrim Retkoceri.

https://www.facebook.com/share/R49EuT8jgAapp4H3/?mibextid=WC7FNe

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img