-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria serbe urdhëron ministritë t’i përkushtohen Kosovës

Serbia, përmes një konkluze qeveritare, i ka urdhëruar ministritë që të zbatojnë aktivitete dhe masa në aspektin e mbrojtjes ekonomike juridike dhe sociale dhe aktiviteteve dhe mbrojtjes së serbëve në Kosovë, si dhe të mbrojnë interesat kombëtarë të Serbisë.

Ky vendim u mor në një mbledhje të sotme të qeverisë serbe, ku thuhet se janë shqyrtuar masat për Kosovën, të cilat të premten i ka prezantuar presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

“Detyra specifike për zbatimin e masave të paraqitura iu dhanë të gjitha ministrive me qëllim të mbrojtjes së serbëve në Kosovë si dhe fuqizimit të tyre politik, ekonomik dhe social. Pika kyçe e seancës së Qeverisë është që të gjitha ministritë të angazhohen për ruajtjen të pronës, të shpallet Kosova territor i mbrojtjes speciale sociale, të forcohen institucionet, të shkohet në Kuvendin e Serbisë me kërkesë që të shpallen të paligjshme të gjitha aktet e miratuara që nga shpallja” e pavarësisë së Kosovës, tha kryeministri serb, Millosh Vuçeviq.

Qeveria serbe miratoi gjithashtu një konkluzion me të cilin urdhërohet Ministria e Mbrojtjes të fillojë procedurën për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në kohëzgjatje prej 75 ditësh.

Vuçeviq pret që deri në fund të javës së ardhshme të miratohen ndryshimet në ligjin që heq pezullimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img