12.4 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Buy now

spot_img

Torres i ShBA-së gozhdon Vuçiqin: Kosova është një vend i pavarur, i tillë do të mbetet në përjetësi

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq qëndron në anën e gabuar të historisë, pasi sipas tij historia është në anën e Kosovës.

Në një postim në X, Torres shton se ‘Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo”’, por që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Nuk do të ketë një rikthim të tillë.  Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet i tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Torres.

“Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandar Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img