16.9 C
Pristina
Thursday, October 17, 2024

Buy now

spot_img

“Vetëm heronjtë arrijnë lavdinë” – Koreografia e tifozëve të Al-Nassr për Ronaldon

Cristiano Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde, pavarësisht moshës së tij.

Ylli portugez tashmë ka regjistruar mbi 900 gola në karrierën e tij si futbollist.

Një shifër vërtetë mbresëlënëse, e cila do të jetë e vështirë për t’u thyer nga dikush në të ardhmen.

Klubi ku ai aktualisht luan, vendosi ta nderonte mbrëmjen e djeshme për këtë sukses të jashtëzakonshëm në karrierë.

Tifozët e Al Nassr-it kishin përgatitur një koreografi mjaft të bukur për 5 herë fituesin e Topit të Artë.

“Vetëm heronjtë e arrijnë lavdinë”, shkruhej në banerin e shpalosur prej tyre, ndërsa pjesë e koreografisë ishte edhe portreti i Ronaldos me mbishkrimin: “900 gola”.

Ndërkaq, vetë sulmuesi portugez mbajti në duar një fanellë të Al Nassr-it.

Në pjesën e pasme të saj shkruhej: “GOAT (më i miri i të gjitha kohërave) 900 gola”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img