-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Pali i hyn prapë garës për deputet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka vendosur që sërish t’i hyjë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 09 shkurtit.

Lekaj thotë se për dy dekada ka qenë në shërbim dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe se qendrimi i tij në politikë, lidhet me besueshmërinë dhe përkrahjen që ka ai nga qytetarët, të cilët e votuan.   

“Po, do të kandidiojë prapë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Qëndrimi im në politikë që dy dekada, lidhet me besueshmërinë dhe përkrahjen që e kam nga bashkëvendasit nga Gjakova dhe qytetarët nga e gjithë Kosova.  Qytetarët dhe përkrahja e tyre e vazhdueshme kurdo dhe kudo që jam, janë motivi dhe arsyeja, që unë do ti hyjë prapë garës për Deputetë në Kuvendin e Kosovës. Mendojë që për dy dekada kam qenë në shërbim dhe mbrojtje të interesave dhe kërkesa të qytetarëve për përmisimin e të mirave publike në vendin tonë”, ka thënë Lekaj për Indeksonline.

Lekaj thotë se AAK ka një koalicion të qëndrueshëm, me përsonalitete e profesionistë si dhe një program shumë të mirë.

Andaj është optimist se koalicioni AAK-Nisma, do të nxjerrë një numër të madh të deputetëve, në këtë proces zgjedhor.  

“AAK ka një koalicion të qëndrueshëm, me figura, personalitete e profesionistë, të cilët kanë përgaditur një program shumë të mirë për garën zgjedhore. Koalicioni ynë do të nxjerrë numer të madh deputetë fitues pas përfundimit të procesit zgjedhor”, ka thënë Lekaj. /Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img