0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi pas përplasjes me asamblistin e LDK-së: Në mungesë të argumenteve tentojnë të sulmojnë fizikisht

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar në lidhje me përplasjen, që ka pasur dje në Kuvendin Komunal, me asamblistin e LDK-së, Ekrem Rrahmani.

Bulliqi përmes një postimi në Facebook ka treguar në detaje versionin e tij, se si ka ndodhur përplasja në Kuvend, duke thënë se asamblisti Rrahmani pasi kishte drejtuar akuza, fyerje e shpifje ndaj meje, sipas kryetarit Bulliqi kishte shkuar në drejtim të tij dhe kishte kërkuar që të dalim jashtë për t’i çëruar hesapet.

Vazhduan me ngritje zëri, fyerje e shpifje, derisa kryesuesi u detyrua ta ndërpres mbledhjen. Asamblisti Rrahmani pasi kishte drejtuar akuza, fyerje e shpifje ndaj meje, erdhi në drejtim timin duke kërkuar që të dalim jashtë për t’i çëruar hesapet. Kaq mjafton për të parë nivelin e tij prej përfaqësuesi të popullit, që në mungesë të argumenteve tentojnë të sulmojnë fizikisht. Rastin e kam lajmëruar në Polici dhe pres që organet e drejtësisë ta thonë fjalën e tyre rreth këtij rasti.” – ka shkruar Bulliqi.

Kryetari Bulliqi ka thënë që LDK të vazhdoj me shpifje, fyerjet e dezinformatat edhe viktimizimet sic është mësuar, sepse këtë askush nuk e bën më mirë se ta.

LDK le t’i vazhdon shpifjet, fyerjet e dezinformatat edhe viktimizimet sic është mësuar, sepse këtë askush nuk e bën më mirë se ta, e ne do të vazhdojmë t’i kryejmë punët tona për çka na kanë zgjedhur qytetarët. Do të vazhdojmë të punojmë pareshtur për t’i realizuar projektet e mëdha në dobi të qytetarëve, siç kemi bërë për këto katër vjet.” – ka thënë ai ndër të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img