1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

BQK me Bankën Popullore të RMV-së, nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës priti një delegacion të nivelit të lartë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut për një vizitë zyrtare dyditore.

Sipas komunikatës për media të BQK-së, guvernatori Ahmet Ismaili me zëvendësguvernatorët dhe bashkëpunëtorë priti delegacionin e kryesuar nga guvernatorja Angelovska-Bezhoska e shoqëruar nga zëvendësguvernatori Bajrami dhe ekipi i tyre, transmeton Klankosova.tv.

Qëllim i kësaj vizite ishte zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet dy bankave qendrore në disa fusha të rëndësishme, duke përfshirë mbikëqyrjen financiare, stabilitetin financiar dhe kornizën makroprudenciale, sistemet e pagesave duke përfshirë integrimin në SEPA, mbrojtjen e konsumatorit dhe edukimin financiar.

|Vizita filloi me sesionin përshëndetës ku Guvernatori Ismaili dhe Guvernatorja Angelovska- Bezhoska së bashku me ekipet e tyre patën një diskutim gjithëpërfshirës për zhvillimet aktuale, me theks tek objektivat dhe planet strategjike si dhe perspektivën e ardhshme”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu, takimi kishte qëllim bashkëpunimin në funksion të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, që kontribuojnë në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë financiare.

“Pas takimit pritës, ekipet analizuan në mënyrë përmbajtësore sfidat e sektorëve financiare me të cilat përballen të dy vendet. Në diskutimet dhe prezantimet nga BQK-ja dhe BPRMV-ja trajtuan zhvillimet e fundit për sektorin financiar me theks të veçantë në Institucionet bankare, Institucionet e sigurimeve, Institucionet mikrofinanciare dhe Institucionet financiare jobankare, duke u fokusuar në instrumentet rregullatore të nevojshme për forcimin e shëndetit financiar dhe qeverisjes sektoriale. Gjatë diskutimeve të mëtejshme, gjithashtu u trajtuan edhe avancimet e bëra në kornizën dhe instrumentet makroprudenciale, duke përfshirë praktikat aktuale dhe ndikimin e instrumenteve të ndryshme makroprudenciale që përdoren nga të dyja bankat qendrore. Po ashtu, takimet trajtuan avancimet në fushën e sistemit të pagesave, me fokus integrimin në SEPA dhe zbatimin e pagesave të shpejta”, thuhet tutje në njoftimin e BQK-së.

Më tej, u diskutua për përmirësimin e transaksioneve ndërkufitare dhe shfrytëzimin e inovacioneve në teknologji për efikasitet më të madh rajonal, duke përfshirë aktivitetet e përbashkëta hulumtuese.

Vizita përfundoi me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të zgjeruar, e cila rikonfirmoi angazhimin për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe aktivitete të koordinuara ndërmjet dy bankave qendrore. Ky memorandum mbështet bashkëpunimin dhe integrimin më të zgjeruar, duke kontribuar në stabilitetin dhe rritjen ekonomike rajonale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img