9.1 C
Pristina
Sunday, October 20, 2024

Buy now

spot_img

Pezullohet përkohësisht shefi i Federatës së Notit të Kosovës për diskriminim ndaj Shaboviqit

Kryetari i Federatës së Notit të Kosovës (FNK), Agron Zeqiri, është pezulluar përkohësisht nga të gjitha aktivitetet sportive për shkak se dyshohet se e udhëhoqi një fushatë diskriminuese ndaj notarit kosovar Adell Shaboviq. m

Kështu njoftoi Federata Botërore e Sporteve të Ujit, e njohur si World Aquatics.

“Shefi i Etikës i Njësisë së Integritetit të Ujit (CECO), pasi analizoi dhe shqyrtoi të gjitha dokumentet relevante dhe në përputhje me nenin 21 të Kodit të Integritetit të World Aquatics, ka vendosur t’ju pezullojë përkohësisht, duke qenë se besimi i publikut në integritetin e sportit të ujit është në rrezik”, thuhet në njoftim.

Njësiti për Integritet i World Aquatics (CECO) e akuzon zyrtarisht Zeqirin për shkelje të kodit të integritetit dhe ka kërkuar që ai të pezullohet për katër vjet dhe të gjobitet me 25.000 euro.

Shaboviq, me prejardhje nga Peja, ishte përballur me kundërshtime në rrugën e tij drejt përfaqësimit të Kosovës në not në Lojërat Olimpike, Parisi 2024.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img