-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Vuçiqi kërcënon në stilin e Millosheviqit, për to janë të njoftuara ShBA-të e BE-ja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët nga Evropa e Shtetet e Bashkuara.

Osmani tha se e kupton që motivi prapa përkrahjes së Serbisë është motivi për ta afruar këtë shtet me BE-në, e që sipas saj, s’po del të ketë sukses.

“Unë e kuptoj se motivi prapa përkrahjes së Serbisë është motiv për ta afruar atë me BE-në, që do të ishte në interes të të gjithë rajonit tonë, por nuk po del të ketë sukses, pasi Vuciqi po vazhdon me kërcënimet e tij të stilit Millosheviqian dhe planet e tij të stilit të Putinit.

“Të gjitha këto që i deklaron në baza ditore, unë komunikojë me liderë nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera. Të gjitha këto shtete demokratike janë të interesuara që ta ndihmojnë Kosovën që ta mbrojmë sovranitetin tonë, t’i mbrojmë arritjet e përbashkëta”, tha Osmani në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, e para e shtetit tha se është me rëndësi që të bashkohen forcat në mënyrë që të parandalohet çdo agjendë destabilizuese që e shtynë përpara Vuçiqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img