Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhollarë kanë bërë thirrje të hapura anti-laike dhe anti-kombëtare.
E sipas tij, të njëjtin sistem po e ndjekin edhe “Lëvizja për braktisjen e fesë islame”, ku sipas tij, të njëjtit po thonë se kush kthehet në fenë katolike, bëhet shqiptar dhe kthehet në fenë e të parëve.
“Kjo është e pasaktë dhe e pavërtetë. Ky burri këtu [Belisar Jezerci], ky jeton më shumë në Bruksel dhe më shumë në Kosovë”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.
Më pas, debati u ashpërsua, teksa Jezerci i ndërhyu Shalës, teksa ky i fundit i tha “mshele gojën, unë po flas”.
Pas fyerjeve të Shalës, Jezerci tha se “nëse edhe një herë ofendon, unë e lëshoj emisionin, nuk është kurrkush të ofendojë”.