-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hamiti: Me Qeverinë Kurti kemi korrupsion e sanksione, por s`kemi asnjë njohje

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ia ka numëruar dështimet Qeverisë Kurti.

Ai ka vlerësuar se në këtë mandat qeverisës Kosova ka sanksione, shkelje kushtetuese dhe korrupsion serioz qeveritar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se me këtë qeveri Kosova nuk ka asnjë njohje.

“Republika e Kosovës është nën masa ndëshkuese, sanksione ndërkombëtare, tash e 15 muaj. Për pasojë, qindra milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara deri tani. Humbje për qytetarët e Kosovës për shkak të Qeverisë së saj. Kosova nuk e ka siguruar asnjë njohje në kohën e kësaj Qeverie të Vetëvendosjes, që po i vjen fundi. Për korrupsion, po, kemi. Korrupsion të rëndë qeveritar, siç e ka thënë Departamenti Amerikan i Shtetit. Edhe shkelje serike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga kjo kastë pushtetore në largim”, ka shkruar Hamiti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img