8.1 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk keni të drejtë të komentoni”, ministrja Haxhiu e lëshon sallën pasi Bogujevci ia ndërpreu fjalën

Sot në seancën plenare të Kuvendit në rend dite kanë qenë edhe pyetjet parlamentare.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi iu përgjigj pyetjet së deputetes Labinotë Demi-Murtezi, iu drejtua edhe deputetit të PDK-së, Hisen Berisha.

“Më lejoni të përgjigjem edhe ndaj pyetjes, gjegjësisht komentit të deputetit Hisen Berisha”, tha Haxhiu, e më pas nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ia tërhoqi vërejtjen.

Bogujevci: Zonja Haxhiu të lutem duhesh vetëm pyetjes t’i përgjigjesh.

Haxhiu: Nënkryetare e Kuvendit të lutem, nuk është në rregull që në Kuvendin e Kosovës të ketë manipulime. Deputeti Hisen Berisha i ka bërë dy pyetje por i ka tërhequr. Unë e kam letrën që ai e ka dërguar dhe thekson se i tërheq pyetjet. Prandaj unë nuk kam faj që deputetët e opozitës i bien pishman”

Derisa fliste Haxhiu, Bogujevci i tha që nuk ka të drejtë të komentojë. Me urdhër të Bogujevcit, regjia ia ndali mikrofonin ministres Haxhiu.

“Regjia iu lutem ndaljani fjalën. Regjia”, tha Bogujevci.

Pas kësaj, Haxhiu e lëshoi sallën e Kuvendit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img