7.9 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami, Mujës: Inflacioni i ka kushtuar ekonomisë së vendit 1.6 miliardë euro

Pas fjalimit të deputetit të VV-së Armend Muja, ka reaguar menjëherë deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami.

Ajo në fjalën e saj tha se rritja e buxhetit të shtetit ka ardhur nga inflacioni.

Bajrami i tha Mujës se rritja e çmimeve i ka kushtuar ekonomisë së vendit 1.6 miliardë euro.”

“Të nderuar qytetarë, ju e dini që në vitin 2021 inflacioni ka qenë 3.4 për qind, dhe 230 milionë euro, meqenëse po flasim me terma nominal z.Muja, lanë ardhë nga rritja e çmimeve. Nëse doni me folë me terma nominal, nëse thoni që rritja ekonomike në 2022 është 1 miliardë e 186 milionë, për shkak se kjo është diferenca mes GDP-së të vitit 2021 dhe 2022, unë tregoj që e ke pasë inflacionin 11.6 për qind, dhe 923 milionë vijnë prej inflacionit. A e dini çka do të thotë kjo, në vitin 2023, ka pas 430 milionë rritje prej inflacioni, inflacioni gjatë qeverisjes tuaj i ka kushtu ekonomisë së këtij vendi 1.6 miliardë euro, dhe sot, ju thoni që ju i keni sjellë miliarda buxhetit të Kosovës”, tha ligjvënësja e LDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img