4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për materialin që u gjet në Veri: Pas përpunimit do të përdoret për qëllime hulumtuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi materiali arkivor që u gjet në strukturat paralele të Serbisë në Veri është transferuar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Ai ka thënë se ky është bashkëpunim efikas ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Arkivave.

Kurti ka shtuar që materiali arkivor në masë të madhe i takon periudhës 1943-2000 dhe pas përpunimit ai do të mund të përdoret për nevoja dhe qëllime hulumtuese.

“Bashkëpunim efikas ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Materiali arkivor që në masë të madhe i takon periudhës 1943-2000, e që për gjithë këto vite është mbajtur ilegalisht nga komunat paralele dhe strukturat tjera ilegale të Serbisë, pas përpunimit nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës do të mund të përdoret për nevoja dhe qëllime hulumtuese”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img