18.6 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Buy now

spot_img

Sylës s`i ka pëlqyer aktakuza për Banjskën: Rasti s`ka të bëjë me terrorizëm, por me agresion të Serbisë

Analistit Valon Syla nuk i ka pëlqyer aktakuza e Prokurorisë Speciale për rastin e sulmit në Banjskë.

Ai ka treguar se mospëlqimi i tij ka të bëj me kualifikimin që prokuroria ia ka bërë rastit.

Sipas Sylës, rast nuk ka të bëjë me terrorizëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se sulmi ka qenë agresion i Serbisë ndaj Kosovës.

“Si shkurt, aktakuza ndaj Grupit te Banjskas nuk me pelqej hiq… sepse nuk ka të bëjë me terrorizëm por me Agresion Teritorial nga Serbia dhe si nxitje e një Kryengritje e Armatosur kundër Republikës që fatmirësisht dështoi keq. Dhe keto krejt si metodë pastaj kanë pasur edhe elemente terrori… por smund të trajtohet vetëm si terroriste aktakuza. Kanë marrë dhe kanë pasur kohë mjaft me përpilu aktakuzen si me të plotësuar”, ka shkruar Syla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img