Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak kundër katër serbëve të arrestuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, para dy ditëve më parë në veri të Mitrovicës.
Vuk Jovic, Rastko Nedeljkovic, Matija Milic dhe Lazar Kovacevic u arrestuan nën dyshimin se kanë fyer dhe sulmuar dy policë, njëri prej të cilëve, sipas policisë, ka pësuar lëndime.
Aktgjykimi i themelores nuk është publikuar akoma, mirëpo sipas raportimeve nga mediat serbe, prindërit e fëmijëve të arrestuar e kanë konfirmuar se ndaj të rinjve serbë është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.